Ish-kryeministri britanik Boris Johnson pohoi në kujtimet e tij se presidenti i SHBA-së Joseph Biden nuk është në të vërtetë me origjinë irlandeze.

Johnson përshkroi një takim privat që pati me Biden gjatë samitit të G7 në Cornwall të vitit 2021, gjatë të cilit ai pretendon se Biden i tha atij se nuk ishte me origjinë irlandeze.

“Biden më çarmatosi plotësisht kur tha se origjina e familjes së tij në fakt nuk është aspak irlandeze dhe se Bidenët janë një familje e vjetër marinarësh nga Kenti”, ka shkruar ish-kryeministri britanik, transmeton Politico.

Johnson vuri në dukje se Biden mund të ketë diçka tjetër për të thënë kur të vijë në Dublin, por kjo nuk ka rëndësi.

Biden ka kohë që mburret për lidhjet e tij me Republikën e Irlandës, duke deklaruar se familja e tij vjen nga atje dhe gjatë vizitës së tij në Irlandë në prill 2023, ai tha se atje ndihet si në shtëpinë e tij.

Ai gjithashtu ka prejardhje angleze, me një nga paraardhësit e tij të lindur në Sussex.

Kryeministri irlandez Simon Harris ka hedhur poshtë më parë komentet e Johnson për origjinën e presidentit amerikan, duke shtuar se ai sigurisht nuk ka nevojë për sqarime në lidhje me vetëidentifikimin e Biden si irlandez.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb