TIRANE

Emra të njohur të ekranit dhe politikës shqiptare u mblodhën mbrëmë në premierën e shumëpritur të serialit shqiptar “Prokurori,” që u zhvillua në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë.

Mes të pranishmëve spikatën figura të njohura të showbizit dhe politikës, duke e bërë këtë premierë edhe më të veçantë dhe me ndikim për publikun e gjerë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nga bota e ekranit, Arbana Osmani dhe partneri i saj, regjisori Eduard Grishaj, u shfaqën ndër të parët, tërhequr vëmendjen me elegancën e tyre. Florian Binaj, aktori i njohur i humorit, po ashtu ishte pjesë e këtij eventi, duke shtuar atmosferë pozitive në tapetin e kuq. Regjisori Leonard Bombaj, gazetarja dhe influencuesja Zhaklina Gjolla, si dhe Nita Latifi ishin gjithashtu të pranishëm.

Mbrëmjen e zbukuruan edhe dy emra të mëdhenj të kinemasë shqiptare, aktorët Timo Flloko dhe Vasjan Lami, të cilët janë gjithmonë të mirëpritur në evente të tilla. Gazmend Paja, një nga komedianët më të dashur për publikun shqiptar, ishte gjithashtu në mesin e të ftuarve specialë.

Por jo vetëm bota e artit ishte e pranishme. Emra të njohur të politikës shqiptare, si ish-presidenti Bamir Topi, kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, dhe politikanët Fidel Ylli, Blendi Klosi, dhe Bledi Çuçi me bashkëshorten e tij, ishin gjithashtu në këtë event të rëndësishëm kulturor.

Seriali “Prokurori,” me regji dhe skenar të Fatmir Dogës dhe producentë Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj, tregon historinë e një prokurori të ndershëm në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit politik. Kjo premierë ishte vetëm fillimi i suksesit, pasi seriali do të shfaqet më 12 tetor në Prishtinë dhe do të transmetohet në të gjitha kinematë kryesore të Shqipërisë dhe Kosovës. Biletat janë tashmë në shitje dhe mund të blihen online ose në kinematë përkatëse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb