Në emisionin “Log.” në News24 një tjetër çështjes e diskutuar ishte ajo lidhur me deklaratat e President turk, Rexhep Tajip Erdogan, që kërkoi nga Shqipëria të luftojë organizatat terroriste, duke vënë theksin te “FETO”.
Historiani Paskal Milo tha se Presidenti Erdogan e bëri të qartë se edhe në Shqipëri duhet të luftohet Gylen edhe në Shqipëri dhe investimet e tij.
“Në bindjen time, Edi Rama gjatë bisedës me Erdogan, më shumë ka dëgjuar se sa ka reaguar. Rama nuk e mbështet qëndrimin e Erdogan me eliminimin e investimeve të Gylen në Shqipëri, veçanërisht në fushën e arsimit. Nuk mund të penalizohen me vendime administrative të karakterit politik lëvizjet. Kjo është një çështjes tërësisht e brendshme që i takon Turqisë. Tentativa për grusht shteti në Turqi në 2016 pati njerëz të vrarë dhe të plagosur, por nuk i takon shtetit shqiptar që të ngrejë një monument për viktimat e grushtit të shtetit. Viktimat nuk u vranë në Shqipëri, por në Turqi. Politika nuk duhet të ndërhyjë në çështje që kanë të bëjnë me komunitetet fetare”, tha Milo.
Analisti Neritan Alibali tha se Presidenti Erdogan ka bërë presion për të luftuar “FETO” jo vetëm në Shqipëri, por kudo, në çdo vend. “Mos harroni që Suedisë i vuri veton, i bllokoi anëtarësimin në NATO. Në Shqipëri nuk ka vënë kushte të tilla, por këtu Kryeministri Edi Rama ka bërë edhe lëshime. Kini parasysh lëvizjet në institucionet arsimore, që u janë shitur personave apo palëve të treta”, tha Alibali.
Ai tha se edhe emërimi apo zgjedhja e myftiut të Tiranës si imam të xhamisë së Namazgjasë, mendoj se është një kompromis.