Anglia është në kërkim të një trajneri, që prej largimit të Gareth Southgate pas Euro 2024. Sipas raportimit të WELT TV, “3 luanët” janë në negociata me ish-teknikun e Bayern Munichut, Thomas Tuchel.
Në bazë të asaj që shkruhet, negociatat kanë avancuar dhe shumë shpejt mund të ketë një marrëveshje mes palëve. 51-vjeçari gjerman Tuchel ka drejtuar më parë ekipe si Dortmund, PSG apo Chelsea. Aktualisht, Anglia drejtohet nga Lee Carsley.
(J.S/BalkanWeb)