Klevis Balliu ka deklaruar ditën e sotme se lënia e mandatit nga ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja deh paraqitja e tij në SPAK nuk janë gjë tjetër veçse pjesë e skemës ku, jo për habi, bën pjesë edhe Prokuroria e Posaçme.
Ai u shpreh se duke lënë mandatin, pak muaj para mbarimit të tij, Çyrbja i jep mundësi SPAK që të deklarojë moskompetencë, dhe t’ia kalojë çështjen prokurorive të rretheve, në këtë rast Durrësit.
Sipas tij kjo është një skemë që u mundëson hajdutëve të zgjedhjeve dhe taksave që të mos ndëshkohen nga ligji dhe të rikthehen te vjedhja e zgjedhjave dhe taksave.
Deklarata e Balliut:
Të nderuar qytetare dhe qytetarë!
Në edicionet informative, me siguri e keni hasur lajmin se deputeti i Ramës, Jurgis Çyrbja, ka dhënë dorëheqjen duke dorëzuar mandatin.
Ai ka përmendur si shkak të tërheqjes një sëmundje të papërcaktuar.
Njerëzisht do t’i uronim “shërim të shpejtë!”, por ne dime, ashtu siç, me siguri edhe ju se, sëmundja e vetme nga e cila vuan Çyrbja dhe shumë kolegë të tij të Rilindjes në Kuvend apo qeveri, është babëzia dhe shkelja e ligjit.
Sëmundja e Çyrbjes, lënia e mandatit, paraqitja në SPAK dhe komunikimi i akuzës “shpërdorim detyre” nuk janë gjë tjetër veçse pjesë e skemës ku, jo për habi, bën pjesë edhe Prokuroria e Posaçme.
Duke lënë mandatin, pak muaj para mbarimit të tij, Çyrbja u jep mundësi kolegëve të SPAK që të deklarojnë moskompetencë, dhe t’ia kalojnë çështjen prokurorive të rretheve, në këtë rast Durrësit.
Çyrbjes së Ramës i jepet kështu mundësia t’i shpëtojë ndëshkimit për shkeljet dhe të dënohet me shërbim prove apo tyë dalë pa lagur.
Në këtë mënyrë ai i jep rast kreut të mobokracisë dhe shefit të tij Edi Rama, që të rrahë gjoksin se Rilindja e respketon drejtësinë dhe heq dorë nga mandatet vullnetarisht.
Por të dyja nuk mund të jenë: Rilindja ose është e sëmurë ose e respketon drejtësinë aq shumë sa heq dorë nga privilegjet.
Është e gjitha një skemë që u mundëson hajdutëve të zgjedhjeve dhe taksave tuaja që të mos ndëshkohen nga ligji dhe të rikthehen te vjedhja e zgjedhjave dhe taksave tuaja.
Kur kjo bëhet me bashkëpunimin e ‘kolegëve të SPAK’ është edhe më e rëndë.
Nuk ka drejtësi të re, por ka hile të reja.
Në planin politik Jurgis Çyrbja është deputeti i tretë në qarkun e Durrësit që mbetet pa mandat pas Lefter Kokës dhe Rrahman Rrajës.
Epidemia dhe viruset kanë bërë namin në kampin e Ramës. Të gjithë janë nga pak sëmurë dhe kanë ngapak dorë.
Kjo është fytyra e vërtetë e Rilndjes dhe mobokracisë së Edi Ramës.
Partia Demokratike u bën thirrje qytetarëve të ndershëm që t’i bashkohen aksionit opozitar për shpëtimin e Shqipërisë, nëpërmjet një qeveri teknike që mundëson zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe con aty ku ka vendin krimin e veshur me pushtet dhe pushtetin e zhytur në krim.