Lajm i keq për Arsenal. Sulmuesi anglez, Bukoyo Saka është dëmtuar gjatë impenjimit me kombëtaren e “3 luanëve”, duke u larguar menjëherë nga grumbullimi.  Situata do të vlerësohet në fillimin e javës që vjen, me “Gooners” që shpresojnë që Saka të mos ketë asnjë problem serioz.

Lojtari në fjalë është pjesë stabël e formacionit të Artetës, me teknikun që e shikon atë si mjaft të rëndësishëm për skuadrën.

23-vjeçari luajti 53 minuta në ndeshjen Angli-Greqi, të zhvilluar pak ditë më parë. Ai numëron 42 ndeshje me përfaqësuesen dhe 12 gola të realizuar.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb