Trajneri i Çekisë, Ivan Hasek analizoi fitoren 2-0 ndaj Shqipërisë në Nations League. Sipas tij, ekipi zbatoi detyrat me përpikmëri, çka solli edhe rezultatin e duhur.

“Jam i kënaqur pasi e kontrolluam takimin. Nuk ishte e lehtë, pasi kundërshtari ka cilësi. Shqipëria ka lojtarë të mirë në mbrojtje, të cilët mund të dalin shumë shpejt në kundërsulm. Fituam këtë takim falë intensitetit të lojës që zhvilluam. Kemi ushtruar presion, kemi luftuar për top në ajër dhe kemi qenë aktive gjatë lojës. Do të luftohet deri në fund, grupi është i balancuar” – tha ai.

Ndeshja e radhës për Çekinë është ajo ndaj Ukrainës, e programuar të luhet me 14 tetor në Tarczynski Arena.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb