Gjermania triumfoi 2-1 ndaj Bosnje-Hercegovinës, duke marrë 3 pikë në këtë ndeshje të rëndësishme të Nations League. Trajneri i “Panzerave”, Julian Nagelsmann u shpreh i kënaqur me atë që prodhoi skuadra në fushë.
“Tani jam i kënaqur. Na u desh pak kohë për të hyrë në lojë, gjatë kësaj kohe humbëm shumë topin. Më pas, gjërat u rregulluan.
Kur filluam të luamë me më shumë durim, u shndërruam në një skuadër dominuese. 2-1 është një rezultat i mirë” – tha tekniku.
(J.S/BalkanWeb)