Nënkryetari i PD Luçiano Boçi, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 u pyet nga moderatorja Nisida Tufa në lidhje me pjesëmarrjen në marshimin e opozitës edhe të të miturve.

Boçi tha se rinia është mosha që shpreh me më tepër vendosmëri pakënaqësinë ndaj qeverisë. Ai u shpreh se opozita ka bërë thirrje për marshimin dhe se nuk është një thirrje për pjesëmarrje në stadium, “që të kërkohet kartë identiteti”. Sipas Boçit, edhe të miturit e shohin realitetin në familjet e tyre, përjetojnë regjimin dhe ndaj reagojnë”.

Luçiano Boçi: Mosbindja civile është mosbindje qytetare dhe në thirrje nuk ka grup-moshë. Të miturit kanë ardhur me dëshirën e vet. Më vjen keq që gjuha e komunikimit politik shkon tek këta të mitur. Është dhe mosha që merr vrull dhe del edhe përballë protestës, edhe përpara nesh. Janë pjesë që reagojnë më shpejt se pjesa tjetër e shoqërisë. Në protestë kishte familjarë, pensionistë. Në Shqipëri ka një revoltë nga shtresat e shoqërisë. Nuk është hyrje në stadium, që ne të shohim kartën e identitetin. Ata jetojnë në familje, shohin gjendjen e prindërve, të familjes së tyre. Situata është kaq e rëndë, sa ka prekur edhe brezin tepër të ri.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb