Kosova mundi 1-2 Lituaninë në Nations League, në ndeshjen e luajtur këtë të shtunë. Trajneri i “dardanëve”, Franco Foda u shpreh se skuadra ka zhvilluar një ndeshje pozitive dhe se fitorja ishte e merituar.
“Kemi luajtur një ndeshje të mirë. Skuadra e ka treguar një mentalitet të mirë. Me meritë e kemi arritur fitore. Është një fitore shumë e rëndësishme dhe me plotë meritë, që tregon për mentalitetin që e ka pasur ekipi.
Amir Shaipi luajti një ndeshje të mirë. Ishte ndeshja e tij e parë me Kosovën. Për golin e pranuar nuk mund të them shumë, pasi që nuk e kam parë, duhet rishikuar” – tha Foda.
(J.S/BalkanWeb)