Kroacia triumfoi 2-1 me Skocinë në Zagreb, në ndeshjen e vlefshme për Nations League. Kroatët e panë veten në disavantazh në minutën e 33-të, pas golit të Christie.
Vendasit barazuan llogaritë me Matanovic, në minutën e 36-të. Goli i fitores për të besuarit e Dalic mban firmën e Kramaric, në minutën e 70-të.
Në fund, Adams vendosi ekuilibrat por goli u anulua me VAR për Offside.
Kroacia ka 6 pikë në vendin e dytë në Group 1 të League A. Skocia nuk ka grumbulluar asnjë pikë, renditet e fundit.
(J.S/BalkanWeb)