Dy vëllezër në Mallakastër, përkatësisht 28 dhe 26 vjeç janë plagosur me thikë nga fqinji i tyre 76-vjeçar.
Vëllezërit në polici kanë dhënë deklaratë të rreme, duke fshehur ngjarjen. Pas hetimeve, është zbuluar se vëllezërit janë plagosur nga fqinji. Si pasojë, edhe autori i plagosjes u arrestua me akuzën e “vrasjes me dashje”, të mbetur në tentativë.
“Mallakastër/ Dhanë deklaratë të rremë në Polici, për të fshehur ngjarjen, vihen në pranga 2 vëllezërit.
Në pranga dhe shtetasi që për motive të dobta plagosi me mjet prerës dy vëllezërit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër menjëherë pas njoftimit të marrë se në spitalin e Ballshit janë paraqitur 2 shtetas për mjekim, të plagosur me mjet prerës (thikë), kanë shkuar dhe kanë marrë kontakt me shtetasit e plagosur.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mallakastër shtetasit E. P., 28 vjeç, dhe J. P., 26 vjeç (vëllezër), të dy banues në Ballsh, për të dhënë deklaratën mbi ngjarjen e ndodhur. Dy vëllezërit kanë deklaruar se janë konfliktuar me njëri-tjetrin duke fshehur ngjarjen.
Nisur nga deklarimet kontradiktore të dy vëllezërve, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Prokurorinë kanë thelluar hetimet dhe si rezultat bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
Si rezultat i hetimeve të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, nga shtetasi A. B., 76 vjeç, banues në Ballsh, (fqinji i tyre).
Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve E. P., 28 vjeç, dhe J. P., 26 vjeç, për veprën penale “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqsore”, dhe shtetasit A. B., 76 vjeç për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
(Balkanweb)