Nënkryetari i PD Luçiano Boçi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 të moderatores Nisida Tufa, u pyet se çfarë porosish kanë marrë nga Sali Berisha pas protestës.

Boçi tha se Berisha ka porositur që “opozita të mos ketë qetësi, mosbindja civile të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, të ketë kontakt me publikun”. Më tej, Boçi theksoi se opozita do të qëndrojë derisa të arrijë qëllimet që ka vendosur.

Gazetarja: Çfarë porosish keni marrë nga doktor Berisha, z. Boçi pas protestës dhe në vijimësi?

Luçiano Boçi: Për të qenë korrekt do e them në mënyrë të përmbledhur. Zero qetësi, aktivitet i shtuar, kontakt me publikun, gjetje të formave dhe aplikim të formave të mosbindjes civile në të gjithë hapësirën e territorit të vendit, me qëllim që të shtrijmë mosbindjen në të gjithë Shqipërinë. Berisha ka dhënë propozimet e tij, ka pranuar edhe propozimet tona.

Kemi qenë në një debat të gjatë diskutimesh dhe kemi përcaktuar natyrën e 7 tetorit. Ka prevaluar ideja e mosbindjes civile, që shtrihet kryesisht në Tiranë. Ka fituar ideja që ta nisim nga Tirana, si kryeqytet dhe më pas të shpërndahet. Fronti opozitar funksionon, derisa të gjitha partitë politike opozitare janë pjesë e këtij fronti. Kjo është rrugë e imponuar nga sulmi agresiv i Ramës, që kërkon të zhdukë opozitën. Do qëndrojmë derisa të arrijmë qëllimet tona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb