Shërbimet e Policisë Orikum, në bashkëpunim me shërbimet e Administratës së Zonave të Mbrojtura Vlorë, i shkuan në ndihmë një turisti nga Franca, i cili kishte humbur rrugën në një zonë të pyllëzuar në Karaburun.
Rreth orës 19:30, në zonën e quajtur “Rushnje” në Karaburun, falë reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit të shërbimeve të Stacionit të Policisë Orikum dhe atyre të ADZM Vlorë, u bë e mundur lokalizimi i turistit francez, në gjendje të mirë shëndetësore. Turisti falënderoi shërbimet për reagimin e shpejtë dhe ndihmën e ofruar.
“Shërbimet e Policisë Orikum, në bashkëpunim me shërbimet e Administratës së Zonave të Mbrojtura Vlorë, i shkuan në ndihmë një turisti nga Franca, i cili kishte humbur rrugën në një zonë të pyllëzuar në Karaburun.
Pas marrjes së njoftimit nga salla operative rreth orës 15:30, shërbimet e Policisë Orikum krijuan menjëherë një grup pune dhe nisën kërkimet. 🚓👮🏻♂️
Rreth orës 19:30, në zonën e quajtur “Rushnje” në Karaburun, falë reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit të shërbimeve të Stacionit të Policisë Orikum dhe atyre të ADZM Vlorë, u bë e mundur lokalizimi i turistit francez, në gjendje të mirë shëndetësore. Turisti falënderoi shërbimet për reagimin e shpejtë dhe ndihmën e ofruar. 🙏
Policia e Vlorës garanton se është gjithmonë pranë qytetarëve dhe turistëve, gati për të ofruar ndihmë në çdo situatë emergjente 🚨. Për çdo rast të ngjashëm, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin pa pagesë 112”, thuhet në njoftim.
(Balkanweb)