Një 75-vjeçar ka vrarë veten me armë gjahu mëngjesin e sotëm në Fier. Viktima është identifikuar si Agim Metaj.
Referuar burimeve policore, gazetarja Marsela Topi raporton për Balkanweb se i moshuari ndodhej në banesë në lagjen “ Qenas” kur ndërmori hapin fatal.
Ende nuk dihen shkaqet që e kanë detyruar të moshuarin të kryejë vetëvrasje.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, është gjetur nga familjarët, në banesë, pa shenja jete, dyshohet i vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi A. M., 75 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethave të rastit.