Kim Yo Jong, motra e fuqishme e liderit koreanoverior, Kim Jong Un, të shtunën paralajmëroi Seulin për një “katastrofë të tmerrshme” nëse dronët e Koresë së Jugut kapen duke fluturuar mbi Phenian.

Ajo kritikoi gjithashtu ushtrinë e Koresë së Jugut për përgjigjen e saj ndaj pretendimit të Veriut se dronët e Koresë së Jugut hynë në qiellin e kryeqytetit, në një deklaratë të transmetuar nga media shtetërore KCNA.

Të premten, ministria e Jashtme e Koresë së Veriut akuzoi Korenë e Jugut për dërgimin e dronëve në Phenian gjatë natës këtë javë, duke thënë se ndërhyrja kërkonte veprime hakmarrëse, raporton Reuters.

Në përgjigje, shefat e përbashkët të shtabit të Koresë së Jugut thanë se nuk mund të konfirmonin akuzat e Veriut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: