Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli ka ngushtuar objektivat në përgjigjen e tij të mundshme ndaj sulmit të Iranit këtë muaj, duke synuar infrastrukturën ushtarake dhe energjetike, ka raportuar NBC të shtunën.
Lindja e Mesme mbetet në gatishmëri të lartë për përshkallëzim të mëtejshëm në një vit lufte, ndërsa Izraeli po vazhdon të luftojë grupet e mbështetur nga Irani, Hezbollahun në Liban dhe Hamasin në Gaza, raporton Reuters.
Izraeli ka thënë në mënyrë të përsëritur se do t’i përgjigjet breshërisë së raketave të Iranit më 1 tetor, e cila u nis si hakmarrje për operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza dhe Liban dhe vrasjen e një vargu liderësh të Hamasit dhe Hezbollahut.
Nuk ka asnjë tregues se Izraeli mund të targetojë objektet bërthamore ose do të kryejë atentate, thuhet në raportin e NBC-së, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë dhe duke shtuar se Izraeli nuk ka marrë vendime përfundimtare se si dhe kur të veprojë.