Jannick Sinner fiton edhe ATP e Shangait. Tenisti numër 1 aktualisht në renditjen botërore, mposhti pa probleme as më pak e as më shumë, por një “kolos” të tenisit botëror si Novak Djokoviç, në dy sete, 2-0.

Seti i parë ishte edhe më i ekuilibruari, teksa Sinner fitoi 7-6, pas një tie-breaku, ndërsa në të dytin Djokoviç e pati të pamundur t’i bënte ballë italianit, i cili e mposhti 6-3. Ky ishte trofeu i 7 në këtë sezon për Jannick Sinner dhe i 17 në karrierë. Ndërkohë Djokoviç duhet ende të presë për trofeun e 100 në ATP.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: