Analisti Ben Andoni u shpreh se Rama dhe Erdogan kanë disa ngjashmëri me njëri-tjetrin, një prej tyre është edhe mënyra se si kanë qëndruar në pushtet.
Në një lidhje me skype për News24, Andoni tha se lidhjet me ndërkombëtarët, Rama i bën më shumë me show ndërsa Erdogan e ka fuqinë, si ekonomike e në të gjitha dimensionet.
Andoni:
Erdogan dhe Rama kanë ngjashmëri në mënyrën si kanë qëndruar në pushtet janë të ngjashëm, por në mënyrë patronime janë larg.
Rama e bën me show lidhjen me ndërkombëtarët ndërsa Erdogan me fuqinë që ka.
Nuk ka forca ndërkombëtare që të mos ketë kontingjent turk, ndërsa Shqipëria ka përfaqësim në 4 ose 5 vende. Pra lider si Erdogani eksporton fuqinë që ka dhe me ndërkombëtaret dhe shumë shtete.
(BalkanWeb)