Udhëheqësi bjellorus, Alexandër Lukashenko, ka thënë të dielën se ndryshimet e shpallura nga Rusia në politikën e saj të armëve bërthamore, janë të vonuar prej kohësh.

Lukashenko, një aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se “kokat e nxehta” në Perëndim kishin dëgjuar tashmë sinjalet bërthamore që dërgoheshin nga Moska edhe përpara se udhëheqësi i Kremlinit të shpallte ndryshimet muajin e kaluar, raporton Reuters.

Putini ka deklaruar më 25 shtator se Rusia po zgjeronte listën e skenarëve që mund ta shtynin atë të konsideronte lëshimin e një arme bërthamore, duke përfshirë nëse kishte informacion të besueshëm për një sulm masiv ndërkufitar kundër saj. Ai ka thënë se Moska do ta konsideronte çdo sulm ndaj saj të mbështetur nga një fuqi bërthamore, si një sulm të përbashkët.

Njoftimi erdhi si përgjigje e Kremlinit ndaj diskutimeve në Shtetet e Bashkuara dhe Britani nëse duhet t’i jepet apo jo Ukrainës leje për të gjuajtur raketa konvencionale me rreze të gjatë veprimi, të furnizuara nga Perëndimi, për të goditur objektiva thellë brenda Rusisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: