Një person ka mbetur i vrarë dhe nëntë janë plagosur nga të shtënat që ndodhën në paradën e Universitetit të Tenesit, sipas policisë në Nashville, raportojnë mediat amerikane.
Mes të plagosurve, askush nuk është në gjendje kritike, tha spitali lokal, raportojnë mediat e huaja.
Të shtënat kanë ndodhur mes dy grupeve të personave, ndërsa policia thotë se mes të plagosurve ka edhe kalimtarë.
Incidenti ndodhi në paradën e Universitetit të Tenesit, ku policia dhe zjarrfikësit ishin vendosur tashmë, dhe oficerët e policisë u përgjigjën shpejt pas të shtënave dhe ndihmuan të plagosurit.
Një pistoletë u sekuestrua në vendngjarje, tha policia e Nashville.
Motivet e të shtënave ende nuk janë përcaktuar.