Kryeministri i Libanit, Najib Mikati, ka dënuar thirrjet e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, për largimin e menjëhershëm të trupave paqeruajtëse të OKB-së, raporton “BBC”.
Netanyahu bëri këtë thirrje për largimin e paqeruajtësve nga kufiri Izrael – Liban menjëherë.
Mikati e ka përshkruar këtë “si kapitull të ri të qasjes së armikut të mosveprimit me norma ndërkombëtare”.
Përleshjet mes Hezbollahut dhe forcave izraelite janë intensifikuar në ditët e fundit ku janë lënduar një numër i paqeruajtësve të OKB-së. Rreth 40 shtete kanë dënuar fuqishëm sulmet ndaj paqeruajtësve në Liban.