Anëtar i grupi nismëtar të partisë “Djathtas 1912” Edvin Kulluri, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli në lidhje me krijimin e partisë dhe qëndrimet e saj përballë opozitës aktuale.
Ai u shpreh se kjo parti synon të përfaqësojë të gjithë ata që gjatë të gjithë kësaj kohe nuk janë të përfaqësuar, ose janë të përfaqësuar keq nga Partia Demokratike.
“E djathtë ekstreme si rregull nuk ekziston.
Ne jemi tek ai grup njerëzish që e kemi të qartë që duam të përfaqësojmë ata që nuk janë të përfaqësuar, ose janë të përfaqësuar në mënyrë jo të rregullt nga PD.
E djathta sot kudo është një e djathtë konservatore. Një parti që nuk i afrohet shoqërisë dhe bën filozofi është e dështuar që në nisje, është e dënuar të dështojë. Çështja e zhbërjes së reformës së 2008, është një çështje emergjente sepse ka kufizuar liritë e individit”, tha ai.
(BalkanWeb)