Edvin Kulluri ka deklaruar se partia më e re e opozitës “Djathtas 1912” nuk është optimiste për të bashkëpunuar me Lulzim Bashën.

Ai u shpreh se ky i fundit mesa duket nuk mund të udhëheqë, referuar “zhdukjes” së tij nga skena politike duke shmangur një përballje me Sali Berishën dhe Foltoren.

“Basha nuk u tregua serioz në shkëputjen me PD. Një vit pasi dha dorëheqjen e u zhduk, 8 muajt e foltores u zhduk e nuk u përball asnjë ditë me zotin Berisha, u kthye kryetar dhe dontë të merrte frutet e punës sonë që përballeshim çdo ditë.
“O do udhëheqësh ose do ndjekësh” thotë Georgia Meloni, Basha mesa duket nuk udhëheq dot” , tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb