ELBASAN

Rifillon dhe ndërpritet sërish seanca gjyqësore e ndërprerë për të kryer verifikimin e menjëhershëm për vendndodhjen aktuale të të dënuarit Safet Gjici i cili i ka kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ndryshimin e masës së mbetur të dënimit të tij.

Avokati Jançe gjatë seancës deklaroi se Safet Gjici deri tani ka vuajtur një vit e nëntë muaj heqje lirie dhe i mbeten edhe një vit e dy muaj.

Për shkak të gjendjes shëndetësore avokati u shpreh se i kërkon gjykatës që në vazhdim dënimi të zëvendësohet me qëndrim në shtëpi të Gjicit. Si provë ai ka paraqitur kartelën mjekësore dhe dokumentat e tjera ligjore si edhe ka kërkuar thirrjen e specialistëve të tjerë për të verifikuar gjendjen mjekësore.

Gjici vazhdon të jetë në spital për shkak të kushteve shëndetësore. Gjykata i kërkoi avokatit të specifikojë vendodhjen e të dënuarit dhe ta paraqesë të dokumentuar këtë.

Ndëpritet sërish seanca dhe i jepet një orë kohë për të garantuar të drejtën e gjykimit për të plotësuar aktet e përfaqësimit të mbrojtjes i cili duhet firmosur nga Drejtori i Burgjeve.

Kërkesa e Gjicit shqyrtohet në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan nga gjyqtarja Suela Lika.

Gjici e vuan dënimin në Burgun e Kosovës së Lushnjes dhe prej dy javësh i shtruar në Spitalin e Burgut.

Avokati Jance tha se “i kemi kërkuar ekspertëve të shqyrtojnë të gjithë dokumentacionin e paraqitur prej mbrojtjes për arsyet pse duhet zëvendësuar masa e vuajtjes së dënimit nga burg në IEVP Kosovë e Madhe në masën e vuajtjes burg në shtëpi”.

Ndërkohë Gjykata ka konstatuar se në bazë të shkresave zyrtare Safet Gjici rezulton se vuan burgun dënimin në një institucion tjetër kur në fakt ai faktikisht vuan dënimin në IEDP Kosovë e Madhe Lushnjë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb