Në Philadelphia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u inaugurua qendra social-kulturore e organizatës “Bijtë e Shqipes”. Kjo ndërtesë historike disa shekullore, ish-pronë e familjes së William Penn, tashmë i takon dhe është pronë e komunitetit shqiptar. Me donacione tërësisht nga vetë shqiptarët që jetojnë në Philadelphia u arrit blerja e kësaj ndërtese si dhe meremetimi i saj. Eventi u moderua nga gazetari Dëfrim Methasani.

Shtëpia e shqiptarit, siç edhe vendasit preferojnë ta quajnë, do të shërbejë për strehën e re të shkollës shqipe “Gjuha jonë”, një sipërmarrje e kësaj shoqate që prej vitit 2004.

Në inaugurimin e kësaj ndërtese morën pjesë si të ftuar nderi: Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në SHBA z.Ervin Bushati; Përfaqësuesi i Senatit të  Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zyrës së Senatorit Bob Casey, Ethan Selentsky;  Senatori i Shtetit të Pensilvalnisë, Jimmy Dillon; Këshilltari i qytetit të  Filadelfias Michael Driscoll.

Nga vetë përfaqësuesi i qytetit u komunikua dhe lajmi i riemërtimit të rrugës pranë kësaj godine nën emrin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbe.

Kjo ndërtesë do të ofrojë ambiente të veçanta për bibliotekë, muze si dhe mjedise të tjera sociale për vetë jetën e kësaj organizate.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb