Në Angli, çështja e trajnerit të ekipit përfaqësues mbetet një temë e hapur pasi Lee Carsley vijon të shihet si provizor. Në ishull nuk mungojnë emrat, kandidatët e mundshëm për të marrë drejtimin e “Tre Luanëve”, ku në fundmi në skenë ka dalë edhe emri i Thomas Tuchel, por dëshira e madhe e drejtuesve të federatës, por dhe e opinionin është Pep Guardiola.

Tekniku spanjoll ka thyer heshtjen duke folur mbi këtë temë: “Do të largohem nga Man.City? Nuk është e vërtetë, po reflektoj”, u përgjigj shkurtimisht Guardiola duke i dhënë më pas përgjigje edhe pyetjes nëse do të marrë drejtimin e Anglisë:

“As kjo nuk është e vërtetë. Nëse do ta kisha vendosur do ta thosha. As unë vetë nuk e di”, u shpreh Guardiola.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb