Komediani Nick Cannon, një ndër miqtë e afërt të reperit, P.Diddy, ndaj të cilit janë ngritur një sërë padish për trafikim seksual, sulm e prostitucion, ka folur rreth festave që bënte reperi.

“Kam qenë në një nga festat e tij edhe kur isha 16-17 vjeç. Më kujtohet kur qëndroja jashtë, duke u munduar të hyja në njërën ndër festat që bënte Puff këtu në New York”, ka thënë Cannon në emisionin “The Breakfast Club”, shkruan FoxNews.

Ani pse komediani ka treguar vetëm për “kërcimet e pafajshme” që bënte në këto festa, ka cekur se ndejat në të cilat ishte prezent nuk ishin ato të ashtuquajturat “të çmendura”, në të cilat reperi akuzohet se ka kryer krimet seksuale.

Udhëheqësi i spektaklit “The Masked Singer” ka shpjeguar se sa vështirë ishte për të hyrë në festat e Diddyt, të cilat i krahasoi me videoklipin e këngës “One More Chance” të reperit Notorious B.I.G, i cili ishte pjesë e Bad Boy Rcords, (shtëpi diskografike nën pronësi të P.Diddyt)

Në videoklipin e këngës se B.I.G shihet një grup i madh njerëzish që presin të hyjnë në një ndejë me shumë njerëz.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: