Ushtarët izraelitë arrestuan të paktën 50 palestinezë gjatë bastisjeve në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të përbashkët nga Delegacioni i të Burgosurve dhe të Liruarve të Organizatës për Çlirimin e Palestinës dhe Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë, thuhet se ushtarët izraelitë vazhduan bastisjet e tyre në shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor.
Të paktën 50 palestinezë, përfshirë një fëmijë, ish të burgosur dhe gazetarë, u arrestuan gjatë bastisjeve në qytete dhe qyteza të ndryshme të Bregut Perëndimor.
Në deklaratë thuhet se ushtarët izraelitë kanë rrahur dhe kërcënuar familjarët e palestinezëve që kanë arrestuar.
Numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023 ka tejkaluar 11.300 me arrestimet e fundit.
Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.