Nigeria refuzon të luajë kundër Libisë, kjo për shkak të një incidenti të ndodhur. Ekipi i përfaqësueses së Nigerisë udhëtoi drejt Bengasit, aty ku të martën do të luajnë përballë Libisë, në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Afrikës, por në mënyrë të papritur autoritet lokale kanë ndryshuar destinacionin e avionit duke e drejtuar drejt një tjetër aeroporti i cili nuk ofronte as shërbimet më minimale, asnjë strukturë pritëse për ekipin.

Në mënyrë të papritur, ekipi i Nigerisë e gjeti veten pa ushqim, pa ujë dhe pa akses telefonik. Lojtarët, trajneri dhe i gjithë stafi janë të bllokuar.

Victor Osimhen, edhe pse nuk është pjesë e ekipit për këtë takim, ka reaguar në rrjetet e tij sociale: “Jam shumë i zhgënjyer nga trajtimi që po i bëhet vëllezërve të mi në Libi. Aksione të tilla janë kundër shpirtit sportiv. Mendimet e mia shkojnë për skuadër, e di që janë të fortë për të kaluar edhe pengesa të tilla”, shkruan ndër të tjera Osimhen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: