Kryeministri Albin Kurti tha se pret me padurim diskutimet dhe rezultatet nga samiti i sotëm i Procesit të Berlinit, pas takimit me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.
Kurti shkroi se është punuar shumë për ta bërë samitin e këtij viti të Procesit të Berlinit një sukses.
“Për një dekadë, ai ka luajtur një rol kyç në mbajtjen e BB6 (gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor) së bashku dhe për ta sjellë atë më afër BE-së”, shkroi ai në “X”.
“Pres me padurim diskutimet dhe rezultatet”, shkroi Kurti.