Numri një i pankinës së Gjeorgjisë, Willy Sagnol doli në konferencë në prag të ndeshjes me Shqipërinë. Sagnol, tha se skuadra ka të vetmin synim në këtë takim, fitoren.
“Kam marrë disa vendime sa i përket formacionit, por më shumë do të kuptoni ditën ndeshjes (sot). Mendoj se duelin me Ukrainën mund ta kishim fituar, por në këtë pikë për mua ndryshimet taktike nuk kanë më rëndësi.
Tani ajo që ka peshë është mënyra se si do të nisim ndeshjen me Shqipërinë. Ne jemi e njëjta skuadër që habiti të gjithë Europën gjatë Gjermani 2024. Tani ka rëndësi që të mbajmë ato vlera, disiplinë dhe të shikojmë përpara” – tha ai para takimit të Nations League.
(J.S/BalkanWeb)