Mario Balotelli mezi po pret të kthehet të luajë në Serie A. Së fundmi mediat italiane kanë theksuar se Genoa është në kërkim të Marios, kjo pas problemeve nga dëmtimet që kanë patur së fundmi, skuadra e Alberto Gilardinos.

Edhe ish trajneri i Grifonëve, Marco Nappi ka mbështetur mundësinë e afrimit të Supermarios. “Mario Balotelli si futbollist nuk diskutohet. Ai mund të bëjë diferencën e të realizojë gola, pikërisht atë ç’ka Genoa ka më shumë nevojë këtë sezon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: