Real Madrid po kërkon një qendërmbrojtës. Kohët e fundit në media është përfolur për një interesim të klubit madrilen për William Saliba, që aktivizohet te Arsenali.
Mirëpo, sipas asaj që raportoi Express sot, Topçinjtë janë mjaft të qetë për këtë çështje. Saliba ka kontratë deri në vitin 2027 dhe verën e ardhshme do t’i mbeten edhe dy vjet nga marrëveshja e tij. Në këto kushte, spanjollët janë të detyruar të paguajnë një shumë të majme ose në të kundërt, Saliba mbetet në Londër.
(J.S/BalkanWeb)