Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka nisur fluturimet drejt Athinës, operuar nga Sky Express. Si linja e dytë më e madhe ajrore në Greqi, Sky Express vjen për herë të parë në TIA, duke sjellë një mori lidhjesh dhe opsionesh për pasagjerët, duke rritur mundësitë e udhëtimit midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Kjo linjë ofron pesë fluturime në javë, duke mundësuar një lidhje të pandërprerë midis Tiranës dhe kryeqytetit grek përgjatë gjithë vitit. Ky fluturim do të thjeshtojë udhëtimin për shqiptarët e Greqisë, duke duke i bërë më të lehta vizitat drejt familjeve dhe atdheut.

Sky Express nuk është i njohur vetëm për rrugën drejt Athinës, por edhe për rrjetin e gjerë që përfshin destinacione të shumta nëpër ishujt grekë. Kjo është veçanërisht premtuese për udhëtarët, pasi linja ajrore planifikon të zgjerojë ofertat e saj nga Tirana në destinacione të njohura.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Inaugurimi i linjës Tiranë-Athinë u përurua nëpërmjet nje ceremonie mirëseardhje ku morën pjesë stafi i aeroportit të cilët mirëpritën me lule ekuipazhin.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, nën menaxhimin e Kastrati Group, është shndërruar në një qendër rajonale të aviacionit civil. Aeroporti ka një rritje të destinacioneve dhe trafikut të pasagjerëve, duke e bërë një pikë tërheqëse për udhëtarët që dëshirojnë të vizitojnë kryeqytetin Shqiptar por edhe të shkojnë në destinacione të ndryshme evropiane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb