Lojtari i PSV, Sergino Dest foli së fundmi për eksperiencën te Barcelona, e cila u mbyll përpara kohe. Dest, u shpreh se largimi nga katalanasit erdhi edhe për faktin se situata e përgjithshme nuk ishte e mirë, ndërsa sa i takon Xavit, ai thotë se trajneri nuk është treguar i sinqertë.

“Ishte një përvojë e pabesueshme dhe e mrekullueshme. Unë gjithmonë do ta mbaj Barçën në zemrën time. Ishte turp që përfundoi kështu sepse ndjeja se mund të isha ende i dobishëm për ekipin.

Pastaj nuk ishte një periudhë e mirë për klubin, kishte shumë probleme jo sportive dhe ishte pak kaos. Xavi nuk ishte i sinqertë me mua te Barcelona, ​​por nuk jam penduar” – tha Dest.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb