Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos injorojë “terrorin e minave” të Armenisë kundër Azerbajxhanit, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të përbashkët nga Ministria e Mbrojtjes si dhe Agjencia e Azerbajxhanit për Pastrimin e Minave të Azerbajxhanit thuhet se shpërthim i një mine ndodhi në qytezën Gazah në kufi me Armeninë.
Për shkak të shpërthimit informohet se u plagos një civil që po kulloste bagëtitë në zonë.
Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Azerbajxhanit u tërhoq vëmendja për shpërthimin e minës në Gazah.
“Që nga përfundimi i Luftës së Dytë të Karabakut e deri më tani nga minat janë dëmtuar 381 shtetas të Azerbajxhanit. Komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të injorojë terrorin e minave të Armenisë që vazhdon kundër Azerbajxhanit”, thuhet në deklaratë.
Vlerësohet se ka qindra mijëra mina të vendosura nga ushtria armene në rajonin e Karabakut dhe provincat përreth që çliroi Azerbajxhani nga pushtimi armen.
Që nga përfundimi i Luftës së Dytë të Karabakut më 10 nëntor 2020, të paktën 70 qytetarë të Azerbajxhanit kanë humbur jetën ndërsa 311 persona janë plagosur si pasojë e shpërthimeve të minave.