Gazetari Arion Sulo tregon se si opozita mund të kthehet në alternativë fituese në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Në studion e News24, Sulo tha se një bashkim i faktorit opozitar rrit mundësitë për rikthimin e të djathtës në pushtet.

Kushtet përjashtuese të partive të vogla të djathta drejt PD-së dhe protagonizmi i disa drejtuesve të forcave politike të reja, tha Sulo, bëjnë që Rama të jetë në pozita solide për të marrë mandatin e katërt.

“Është mëkat për Shqipërinë që nuk gjendet një zgjidhje që opozita të bashkohet. Votat janë aty. Në 2021, votat treguan s’po them shumicë për opozitën, por Rama nuk e ka kaluar 48%, bashkë me votat e Tom Doshit. Votat janë aty. Shansat janë pas 12 vite qeverisje. Ka disa absurditete këtu, thuhet ka korrupsion, ka varfëri dhe do të votohet Edi Rama. Do të dalë sërish të premtojë. Po të ketë vullnet edhe gjendet alternativa. Në shtator, kam dëgjuar Berishën një javë rresht me thirrje drejt partive parlamentare dhe atyre jo parlamentare. Nga pala e zotit Shehi ka patur përjashtime, janë vënë 3 kushte. Ky është mëkati për Shqipërinë. S’është muhabeti i disa të rinjve që thonë do marrim 1-2 mandate se këtu do të jemi siç u rrit Vetëvendosja. Do të jetë pa kthim nëse Edi Rama merr mandatin e katërt”, u shpreh gazetari Arion Sulo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb