Në GJKKO u zhvillua seanca ndaj biznesmenit Rezart Taçi i vënë nën akuzë për pastrim parash në shumën prej 18.3 mln, të cilat dyshohen si të ardhura të organizatave mafioze italiane. SPAK akuzon Taçin, kunatin e tij Artur Balla dhe ish-shoqëruesin e biznesmenit, Bledar Lilo se kanë organizuar një skemë komplekse financiare të paligjshme, të shtrirë në disa shtete, me qëllim pastrimin e milionave euro.
Gazetari Igli Çelmeta raportoi për BalkanWeb se në gjyq u dëgjuan dëshmitë e 4 personave. Mes tyre dëshmoi edhe noteri Ermal Hamazaj. Seanca me dëshmitarët është thirrur nga prokurori i SPAK, Klodian Braho. Nga hetimet rezultoi se paratë nga Italia do të transferoheshin te kompania e Rezart Taçit përmes transaksioneve bankare, duke realizuar kështu bërjen e tyre të ligjshme.
Dëshmitë në gjyqin e Rezart Taçit
1-Ermal Hamzaj, dëshmitari i parë
“Kam punuar me te. Kemi bashkepunuar bashke. Jam noter, kam një zyre ne bllok. E njoh shume mirë, kam punuar në kohën e armos. 1 vit a 1 vit e gjysëm. Njoh bashkëshorten e tij, e kam mikeshë. Najada Tacci. Në aktivitetin tonë në kemi kërkesa nga shume biznesmenë shqiptarë apo të huaj, qe nuk kanë mundesi të jene ne Shqipëri. Në bazë të kërkesës, përgatisim aktet noteriale dhe shkojme në vendet ku jane palët për shërbimet që ata kërkojnë. Më ka ardhur një kerkesë për të hartuar një prokurë dhe për të shkuar për të marrë firmat në Itali. Nga Najada Tacci më erdhi kërkesa, nga bashkëshortja e Taccit. Pagesën, rezervimin te gjjtha i bëri bashkëshortja e Taccit. ( te gjitha pagesat). Vajta në Itali (itinerar, Shqipëri-Palermo-Romë) dicka e tillë. Brenda ditës udhetimi. Ka qenë një financier, miku i tyre ai që më shkruajti dhe më tha të pres në Palermo. Ishte një financier italian. Najada më preu biletën dhe në ëp më vjen një mesazh nga financieri. “Në aeroport sa të mbërrish të presim ne”. Kemi bërë një udhëtim diku 20-30 minuta. Erdhi një zotëri i moshuar, lexoi dhe firmosi prokurën. Maksimumi ishte 5 minuta punë. Financieri është i arrestuar, në gazetarë e lexova. “ëahtë arrestuar financieri…”. Si pamje e kujtoj. Ai quhej Fabio Petruzzela.
Artur Balla, Bledar Lilo- i njoh i kam patur kolegë. Mesa mbaj mend nuk kam takuar asnjë nga ata, kam takuar vetëm gruan e Taccit dhe porositë i kam marrë nga ajo.
Pyetje nga Ilenja Mëhilli (avokatja e Taçit)
Hamzaj: Nuk më ka kontakuar Rezart Tacci. Nuk e kam takuar Rezartin në Itali. Prokurorën e bëra sepse ma kërkoi gruaja e Taccit. Nuk e dija nëse ishin akoma burrë e grua në atë kohë.
Pyetje nga Elsa Ulliri gjyqtarja
Hamzaj: Kam punuar me Taccin në 2011, besoj. Për një hark kohorë 1 vit e gjysmë. Kam punuar jurist. E kam takuar kur ka dalë nga burgu nga Zvicra në Austri. Jemi takuar për punë. Përafërisht përpara kësaj gjëje. U ndërpre cdo marrëdhënie kur doli kjo gjëja në media. Unë kam patur marrëdhënie shoqërore me gruan e Taçit.
Denisa Dobi dëshmitarja e dytë:
E njoh Rezart Taçin. Kam qenë e punesuar te “Taçi Oil” deri në gusht 2013. Më pas kam punuar në Ebc Oil Petrol. Administratorin dhe aksionerin e shoqërisë e njihja që nga koha e Taçi Oil, Elton Balliu. Nuk shkoja shpesh në zyrë, sepse kompanie e kishte zyrën në Shikaj, çfarë më kërkohej e bëja në telefon ose laptop. E kam njohur Artur Ballën dhe Bledar Lilon. Ky i fundit nuk kishte pozicion në Ebc Oil. Artur Balla di që Ebc Oil kishte marrëdhënie të jashtme. Në fushën e naftës, në momentin qe kërkon te shesës karburantin, bën marrëveshje me palë të treta. Jam aktualisht me foshnje me gji, kam 1 vit që jam shkëptur. Memorien nuk e kam të fortë qe nga 2021. Komunikime me Artur Ballën kam patur, me thonte qe X person do vijë të bëjë furnizim. Fabio Petruzela- për këtë më është kërkuar të bej nje rezervim në hotel për te . Te Plazza. Me ane te nje agjencie që e bentë këtë sherbim e kam bërë rezervimin. Nuk e mbaj mend sa herë e kam bërë një sherbim të tillë. Ma kërkoi Artur Balla. Pagesën e ka bërë agjencia. Nuk di te them kush ia jepte paratë. Rezart Taccin e kam njohur qe në 2005, ka qenë shefi im drejtëpërdrejtë, marrëdhënia ka qenë shume e gjatë. Ka qenë nje person i cili bashkëpunonte me shoqerinë, po prap në anen e jashtme. Në aspektin ndërkombetar. Shoqerisë i duheshin furnitorë dhe unë kisha kontakte me Taccin. Komunikimin e kemi patur në kuadër te furnitorëve. Mund të me thonte kontaktet. Une ndiqja pjeaën ekonomike në aspektin tregtar, ngarkesën, çmimin… Me Rezartin kominikoja me telefon. Ermal Hamzaj e njoh ështe noter.
Gjykata: Keni përpiluar shkresë në drejtim të Arben Ahmetajt?
Dobi: Nuk e mbaj mend. Është dinamike puna, pagesa, fatura janë bërë…
Gjykata: I drejtoheshin autoriteteve të larta?
Dobi: Jo. Vetëm me institucione si Drejtoria e Përgjithshme e Doganave…
Dobi njihet me një dokument nga Prokuroria e Posaçme..
Dëshmitarja: E kam shtypur, sepse përdor një format të caktuar. Më është kërkuar nga Artur Balla, nëse i referohem bisedës. Nuk e kam hartuar në përmbajtje, thjesht e kam shkruar. E shtypa dhe ia dërgova.
Avokatja Mëhilli: Keni patur kontakt me Rezart Taçin?
Dobi: Jo. Kam patur pune vetëm me Arturin.
Emiljano Gjika dëshmitari i tretë
Gjika: E njoh Rezart Taçin. Unë jam jurist. Në vitin 2021 kam qenë i punësuar në drejtorinë e përgjithsme te doganave. Nëse kërkohej ndonjë konsulencë juridike e ofroja. Tek dy kullat tek buledardi kanë qënë zyrat e Najada Tacit, për ate ofroja konsulence. Kam përdorur dy numra telefoni në ate kohe. Gjatë vitit 2021 kam patur marrëdhënie me shoqërinë EBC Oil company sha. Ndonjëhere me Artur Balla, ndonjerë me Denisa Dobi kam patur marrëdhënie pune. Kur e kam takuar Artur Ballën më ka kërkuar dy dokumenta, një marrëveshje huaje që do përdorej për te blerë naft dhe nje tjetër për një burrë italian me thinja, ka dale edhe ne media. Nuk ia mbaj mend emrin. Njëra palë ishte Ebc, tjetrën nuk e di. Fabio Patruzelën e njoh. Petruzela erdhi tek unë nga Arturi. Ai jetonte në Milano. Nuk ishte rasti i parë që kisha berë marrëveshje te tilla për të marrë hua. Petruzela ishte ndërmjetësi. Nuk mora pagesë, se keshtu është bërë tani. Rezart Taçin e kam njohur, e kam takuar në prill 2010, kur kam filluar punë në armo . Pastaj kam punuar me të ne marrëdhënie konsulence deri vonë, dëri ne 2021-2022. Me Eltonin jam njohur ne armo, ai ka patue nje kompani dhe ka qenë shofer. Ka qenë edhe shofer i Taçit.
Braho: Francesko Zummo e njihni? Gjika: Përmes televizorit.
Mëhilli: Komuniki i fundit me Taçin kur ka qenë? Ca muaji, ca viti? Para apo pas Covid?
Gjika: Gjatë kohës se Covid, sepse ka patur sëmurë prindërit. Me ka falenderuar në telefon. Nuk kam patur komunikime me ate, kam fokur me Artur Ballën.
Elton Balliu, dëshmitari i katërt
Balliu: E njoh Taçin, kam marrëdhënie shoqërore. E kam pas njohur me përpara. Jam administator dhe aksioner i Ebc oil company. Në 2005 kam qenë në shkollë , kam punuar në Sheraton dhe ja njohur me Rezart Taçin më vonë. Me Artur Ballën dhe Bledar Lilon jam njohur në 2008-2009. Denjsa Dobi në shkurt 2020 ishte ekonoiste e ekonomisë, merrej me pjesën financiare. Nga 2017 e mbrapa kam patur marrëdhënie shoqerire me Rezartin. Duke njohur tregun e naftës, i kam kërkuar ndihmë të me sillte furnitore nga jashtë. Kemi patur shumë shoqëri dhe nëse kompania do dilte me fitim, do i jepja atij nje %. Nga bilancet unë dola me humbje, ndaj nuk i kam dhënë asnjë gjë. Duke qenë se Rezarti merrej me furnitorët, Denisa merrte konfirmim nga mua dhe fliste me Rezart Taçin. Emiljano Gjikën e kam njohur, kemi qrnë shoke përmes ca shokëve të mi. Ka punuar në armo. Kam marrë keshilla ligjore nga ai. Francesko Zummo dhe Fabio Petruzzela thjesht i kam dëgjuar nepër media, nuk kam pasur të bej me ata.
***
Skema e pastrimit të parave me italianët
Bashkë me Rezart Taçin, kunatin e tij Artur Balla dhe shoqëruesin Bledar Lilo, SPAK ka ngritur akuza për veprat penale edhe për tre bashkëpunëtorët italianë të biznesmenit, Francesco Zummo, Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli. Akuzat ndaj tyre janë “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”. Tre shtetasit italianë konsiderohen nga Prokuroria e Posaçme si pjesë e grupit të Rezart Taçit. Francesco Zummo është një sipërmarrës 90-vjeçar nga Palermo.
Pjesë e kësaj skeme financiare, me ndihmën e shtetasve shqiptarë të përfshirë, ka qenë edhe kryerja e disa veprimeve dhe transaksioneve bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, veprime të cilat janë realizuar vetëm pjesërisht dhe nuk është arritur që të realizohen plotësisht, për shkak të veprimeve hetimore të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Gjatë hetimeve janë mbledhur prova se ndihma në këtë rast për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për marrjen e përfitimit monetar në masën 16 %, në raport me shumën monetare që është transferuar në Shqipëri dhe që do të vijonte të transferohej në vende të tjera.
Shuma monetare që përbën produkt të veprës penale është në masën prej 18,399,941.50 (tetëmbëdhjetë milion, e treqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë, e nëntëqind e e dyzet e një, pikë pesëdhjetë) Euro. Kjo shumë monetare është sekuestruar dhe tashmë është konfiskuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në gjykimin ndaj të bashkëpandehurve në procedimin e lidhur.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 09.01.2024 ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesë për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Francesco Zummo, Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli, të akuzuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 287, paragrafi (1), shkronjat (a), (b) dhe (dh), nenet 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
(BalkanWeb)