Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka zbuluar përmes një postimi në rrjetet sociale se në kishtën e Manastirit të Shën Kollit në Mesopotam janë zbuluar piktura murale të mbuluara nga llaçi dhe lyerjet me gëlqere.
Gonxhja u shpreh se MEKI ka kryer ndërhyrje konservuese dhe restauruese në pikturën murale të kësaj kishe.
“Ndërhyrjet i përkasin fazës së I-rë të punimeve të parashikuara në këtë projekt, i cili është planifikuar të vazhdojë në vitin 2025”, u shpreh ai.
Postimi i plotë:
Zbulohen piktura murale të mbuluara nga llaçi dhe lyerjet me gëlqere në kishën e Manastirit të Shën Kollit në Mesopotam.
Në kuadër të projektit “Studimi për konservimin e pikturës murale, elementeve dekorative me mermer të arkitekturës dhe dyshemenë e kishës bizantine të Shën Nikollës në Mesopotam”, në zbatim të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet MEKI dhe Qendrës Europiane për Monumentet Bizantine dhe Post Bizantine, u kryen ndërhyrje konservuese/restauruese në pikturën murale të kësaj kishe.
Ndërhyrjet i përkasin fazës së I-rë të punimeve të parashikuara në këtë projekt, i cili është planifikuar të vazhdojë në vitin 2025