Policia e Tiranës ka zbuluar detaje në lidhje me alarmin fals për një bombë të vendosur në afërsi të ambasadës së Ukrainës në kryeqytet.

Raportohet se në orën 15:38, është marrë njoftim se në adresën e Ambasadës Ukrainase ka ardhur e-mail në të cilin thuhej se në ambientet e ambasadës ishte vendosur bombë.

Me marrjen e njoftimit Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e stafit të ambasadës dhe pas kryerjes së kontrollit dhe verifikimeve përkatëse, ka rezultuar se njoftimi ishte i rremë.

Sakaq, autoritetet po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës për rastin.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.10.2024, në orën 15:38, është marrë njoftim se në adresën e Ambasadës Ukrainase ka ardhur e-mail në të cilin thuhej se në ambientet e ambasadës ishte vendosur bombë.

Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e stafit të ambasadës dhe pas kryerjes së kontrollit dhe verifikimeve përkatëse, ka rezultuar se njoftimi ishte i rremë.

Shërbimet e Policisë, strukturat e Antiterrorit dhe strukturat e specializuara për Hetimin e Krimit Kibernetik në bashkëpunim me stafin e Ambasadës po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës për rastin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb