Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka vizituar bazën ushtarake në veri të Izraelit ku katër ushtarë të IDF u vranë nga një sulm me dron të Hezbollahut.
Në një fjalim të shkurtër, Netanyahu ofroi ngushëllimet e tij dhe tha se ishte e rëndësishme që lufta të vazhdonte.
“Ne do të vazhdojmë të godasim Hezbollahun në të gjitha pjesët e Libanit, madje edhe në Bejrut”, tha ai.
Netanyahu shtoi se do të vizitonte 61 personat e plagosur nga sulmi.