Detaje të reja mësohen në lidhje me vrasjen me thikë të një 15-vjeçari në Shkodër.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se edhe autori i krimit është gjithashtu një 15-vjeçar. Policia, pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë në zonën ku ka ndodhur ngjarja, ka identifikuar e shpallur në kërkim adoleshentin vrasës.

Efektivët janë duke bërë kontrolle në banesën e tij dhe në banesa të të afërme të tij, ku adoleshenti dyshohet se fshihet.

Igli Celmeta: Një krim i rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një i mitur ke mbetur i vdekur pasi është goditur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Skënderbej. Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Autori i krimit është i mitur dhe është identifikuar nga policia e është shpallur në kërkim. Shtetasi A.Gj ka ndërruar jetë në Spitalin Shkodër. Policia ka pyetur dëshmitarët okularë.  Autori u identifikua me anë të kamerave të sigurisë.

Shkaku dyshohet për motive të dobëta. Po kryhen kontrolle në banesën e autorit të krimit dhe të të afërmve të tij. Viktima dhe autori njiheshin me njëri-tjetrin dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 minuta.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb