Dënimi i Luiz Ejllit për falsifikimin e dokumenteve duke përdorur vulën e noterit u shoqërua me komente të shumta dhe nuk munguan as reagimet nga personazhet publikë. Ai që bëri më shumë bujë ishte reagimi i ish-konkurrentes së Big Brother VIP Albania 2, Dea Mishel.

Në një screenshot të lajmit për akuzat ndaj Luizit, Dea shkroi.

“Thonë, shokun zgjidhe më të mirë se vetja, jam kurioze kush nga këta zgjodhi kë? Pr*stitucioni apo falsifikimi”.

Pas postimit të Deas nuk vonoi një reagim nga Luizi i cili bashkëngjitur një fotoje me limona, që shoqërohej edhe me këngën “Oj lulija jonë me limona”, shkroi:

“Po ma kërkon me sesbën [cit] që t’ia këndoj në koncertin e radhës.”

Kjo përplasje virtuale e të dyve ka sjellë edhe një reagim nga aktorja dhe fituesja e Big Brother VIP Albania 3, Egla Ceno, e cila duket se hedh një kunjë të hapur për Luizin.

“Sa mirë me qenë mEshkull në vendin tonë, mund të thuash ç’të të dojë “asllani” dhe nuk të gjykon këmbë robi, përkundrazi, gajasen me “folklorin” shumëngjyrësh. Hajt pra: “Oj lulija jon’, oj lulija jon’, majdanozi bahet me limon, oj me limon”, shkroi Egla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: