Një debat u zhvillua në emisionin Open në News 24 mes kryebashkiakut të Beratit Ervin Demo dhe deputetes së PD Ina Zhupa.

Demo tha se sot në Shqipëri ka absolutisht shumë më tepër turistë sesa vite më parë. Kreu i Bashkisë Berat i tha Zhupës se mjafton që të dalë në rrugët e Shqipërisë dhe do të shikojë plot turistë.

Zhupa nga ana e saj theksoi se nëse sot turizmi ka marrë një hov, kjo nuk është vetëm falë qeverisë, siç propagandohet. Sipas Zhupës, turizmi ka marrë hov, kryesisht për shkak të punës së shqiptarëve.

Ervin Demo: Mos e politizo gjënë. Mjafton të dalësh në rrugë dhe shikon të huaj. Kaq. Dil te rruga e parlamentit dhe shikon më tepër të huaj. Më vjen keq që ka dëshpërim, kur ka më shumë turistë. Keni marrë inat pse vijnë turistët.

Ina Zhupa: Keni vendosur gjoba ndaj bizneseve hoteliere. Qeveria ka vendosur detyrim, që shkoni merrni impiantin në X vend të caktuar. Për Planin e Menaxhimit në Berat janë dhënë para shumë atje dhe nuk u bë asgjë. Nëse turizmi ka hov, kjo është falë punës së shqiptarëve. Qenke komplet out.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb