VLORË

Rrezikuan jetën pasi skafi i tyre plastik i peshkimit u fundos në det si pasojë e një defekti që pësoi gjatë lundrimit, falë reagimit të Guardia di Finanza, shpëtohen dy shtetas që ndodheshin në bordin e mjetit lundrues dhe dërgohen për ndihmë mjekësore.

Guardia di Finanza, ndërhynë menjëherë, duke mbërritur në zonën detare përballë petroliferës, ku ekuipazhi i një skafi plastik peshkimi kërkonte ndihmë, pasi mjeti i tyre lundrues u fundos si pasojë e një defekti gjatë lundrimit.

Falë ndërhyrjes në kohë, dy personat në bord u shpëtuan dhe u transportuan në mjetin lundrues të Guardia di Finanza, të cilët i shoqëruan në portin e Vlorës, ku më pas u transportuan në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Të dy shtetasit falenderuan Guardia di Finanza për profesionalizmin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb