Në emisionin Open në News 24 u zhvillua një debat mes kryebashkiakut të Beratit Ervin Demo dhe deputetes së PD, Ina Zhupa.

Ina Zhupa deklaroi se raporti i KLSH thotë se mbetjet në Berat nuk janë hedhur në landfill, por në Osum. Demo u përgjigj se Berati sot është një qytet model për turizmin. Zhupa nga ana e saj theksoi se në Sarandë ka vende ku zbresin ujërat e zeza.

Ina Zhupa: Raporti i KLSH thotë se mbetjet në Berat nuk janë hedhur në landfill, por në Osum.

Ervin Demo: Nuk dini as të shikoni as të lexoni. Berati është model për menaxhimin e mbetjeve. Kjo që thua është politikë e vjetër, me letra koti. Berati është qytet model.

Ina Zhupa: Shtëllungat dhe tymrat nga mbetjet i shikojnë të gjithë, edhe në Berat. Raporti për Beratin është i KLSH. Edhe në Sarandë zbresin ujërat e zeza dhe tubacionet. Hi syve nuk na hidhni dot.

Ervin Demo: The dhe gjëra mashtrime. Ka njerëz në Shqipëri që mërziten për rritjen e turistëve. Mos bëj zhurmuesen. Sot Berati ka 24 orë ujë, ka zgjidhur problemin e infrastrukturës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb