Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó ka njoftuar se u hap zyrtarisht grup kapitulli i parë për integrimin e Shqipërisë në BË.

Kryediplomati hungarez tha se Brukselit i duhet “freskia e Ballkanit Perëndimor”, ndërsa vlerësoi se Shqipëria ka shënuar arritje të prekshme në procesin e integrimit.

“Momentet që kemi përjetuar gjatë 1 orë e gjysme të fundit ishin historike. Kemi çelur grupin e parë të kapitujve me Shqipërinë, që do të thotë se bisedimet kanë nisur që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së sa më shpejt të jetë e mundur. Bashkimi Europian po humbet konkurrueshmërinë e tij kur bie fjala për politikën globale, BE ka nevojë për freski. Duke njohur mirë Ballkanin Perëndimor e dimë që kjo energji e re do të vijë nga ky rajon. Në interesin e mirëfilltë të BE që integrimi të përshpejtohet.

Duhet të ndërmarrim hapa urgjente për besueshmërinë e politikave të zgjerimit, që së fundmi ka humbur. Duke pasur parasysh faktin që koha mesatare e pritjes ka kaluar 15 vite, që është e papërshtatshme. Na duhet të përshpejtojmë procedurën e zgjerimit. Nga ana tjetër shumica e shteteve anëtare shprehen se zgjerimi duhet të jetë proces mbështetur në merita, Shqipëria me arritjet në vitet e fundit, arritjet janë të prekshme”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb