SHBA-ja tha se ka ndjekur “nga afër” kërcënimet e Iranit kundër ish-presidentit, Donald Trump prej vitesh dhe paralajmëron se do të kishte “pasoja të rënda” nëse Teherani do të sulmonte ndonjë shtetas amerikan, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Sean Savett në një deklaratë me shkrim lidhur me kërcënimet tha: “Ne e shohim këtë si një çështje të sigurisë kombëtare dhe të brendshme me prioritetin më të lartë dhe e dënojmë fuqishëm Iranin për këto kërcënime të pacipë”.
Në deklaratën e tij, Savett theksoi se Irani do të përballet me pasoja të rënda nëse sulmon ndonjë qytetar, përfshirë ata që vazhdojnë të shërbejnë ose i kanë shërbyer SHBA-së.
Duke theksuar se institucionet në lidhje me kërcënimet japin vazhdimisht dhe shpejt informacionin e nevojshëm për njësitë e sigurisë së Trumpit, Savett shtoi se presidenti Joe Biden përsëriti udhëzimin e tij për shërbimin sekret se duhet të marrë të gjitha burimet, aftësitë dhe masat e nevojshme mbrojtëse për të adresuar këto kërcënime ndaj ish-presidentit.
Pretendohet se kandidati republikan presidencial Trump, i cili iu nënshtrua një atentati gjatë garës presidenciale, duke përmendur “kërcënimin e Iranit” kërkoi avionë dhe automjete ushtarake për t’i përdorur gjatë procesit zgjedhor.
Trump iu nënshtrua gjithashtu një atentati gjatë tubimit në Pensilvani më 13 korrik ku i mbijetoi sulmit me një dëmtim në vesh. Personi që thuhet se ka qëlluar ndaj Trump është vrarë.