Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat dhe ironitë me Bashkimin Europian, lidhur me zvarritjen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë. Gjatë konferencës së hapjes së grupkapitullit të parë të integrimit në Luksemburg, Rama tha se “BE na poshtëroi tre herë”, duke shtyrë çeljen e negociatave edhe pse kushtet ishin përmbushur.

Me batutë, Rama tha se pengesat e Brukselit nuk e zbehën dëshirën e Shqipërisë për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane, ndërsa këshilloi zyrtaret e BE se, “kur shqiptarët bien në dëshuri nuk ka gjë që i ndal”.

“Tre herë u poshtëruam njëra pas tjetrës. Ishim gati, KE tha jemi gati dhe pastaj dinamika siç e përmendi Peteri pas dyerve të mbyllura, ishin të tilla që tre herë ne u poshtëruam. Por ajo që s’të vret të bën më të fortë e ka thënë një filozof gjerman. Kështu që ne kemi dalë më të fortë dhe ja ku jemi. E dimë që rruga përpara është e gjatë dhe zakonet e vjetra nuk ikin kollaj dhe rruga mund të shndërrohet sërish në rrugë me pengesa por për ne nuk ka rrugë tjetër, nuk ka të ardhme. Të gjithë duhet ta kuptojnë se kur shqiptarët bien në dashuri nuk i ndal dot kush”, u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb